Aplikacion
Ajo ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët, teksa u tërhoq për vendim, kurse koncepti kryesor sipas saj është të mbrohet puna, shtresa e mesme dhe ata që punojnë.
“Koncepti kryesor qe po diskutojmë sot është se duhet të mbrojmë punën dhe shtresën e mesme. Ligji për Tatimet është ndryshuar 23 herë, duke krijuar pasiguri dhe trajtim preferencial për një grup që është duke u hequr nga taksat. 106 profesione të lira janë duke paguar një trajtim të padrejtë.
Ky ligj është antikushtetues dhe ka trajtim preferencial. Do të ketë efekt bumerang të rritjes së çmimeve. Ligji është bumerang i qeverisë, favorizimi i pakicës dhe goditja e shumicës”, tha ajo ndër të tjera.
Kushtetuesja pritet të shprehet së shpejti me një vendim mbi padinë, nëse do e rrëzojë ligjin apo do e lejojë të zbatohet. /ZOOM.AL/