Aplikacion
Kjo VKM e qeverisë u kontestua në gjykatë nga ana e deputetëve të opozitës nën argumentin se cenon barazinë e qytetarëve përpara ligjit, duke vënë theksin se ndërtimet pa leje janë vepër penale dhe nuk duhet të amnistohen.
Mirëpo, trupa gjykuese vendosi sot t’i japë të drejtë qeverisë “Rama” të konfiskojë katet pa leje.
Katet pa leje, një pjesë e tyre në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej u ndërtuan gjatë vitit të shkuar.
Kryeministri Rama fajësoi prokurorinë, por përgjegjës për kontrollin e territorit janë një sërë strukturash shtetërore, si policia, Inspektoriati Kombëtar i Territorit, Ispektoriati i Mbrojtje së Territorit i Bashkisë së Tiranës apo Policia Bashkiake.
Por në asnjë nga këto institucione shtetërore nuk pati përgjegjës të dërguar para drejtësisë.
Sipas ligjit, përgjegjësi penale duhet të kenë edhe ndërtuesit, me dënime nga 3 deri në 5 vjet burg, por asnjë prej tyre nuk u denoncua apo arrestua.
Aksioni i Ramës për konfiskimin e kateve pa leje u komentua nga opozita si truk i tij për të amnistuar ndërtuesit që janë klientë të qeverisë.
“VKM e Edi Ramës, për gjasme konfiskimet e ndërtimeve të paligjshme, shkel çdo parim të kuadrit ligjor në fuqi. Rama shkeli edhe zotimin e vet për të luftuar informalitetin, të cilin e ka lejuar me vullnet të lirë, me porosi të tij për klientët e tij, por ka dënuar qytetarët e thjeshtë”, u shpreh Partia Demokrarike kur doli vendimi i Këshillit të Ministrave.
“Jemi ndjerë të turpëruar për fajin e llumit që gëlon në sistemin e drejtësisë bashkë me llumin në Policinë e Shtetit, e kanë shumë të lehtë të çojnë prokurorët te ndërtuesit e mëdhenj”, shprehej Rama në kundërpëgjigje të akuzave, por ai nuk çoi askënd para drejtësisë.
Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, pasi mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 6 (Nj) 2022 të Regjistrit Themeltar, me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 589, datë 7.9.2022 “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 dhe vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,
VENDOSI:
1. Rrëzimin e kërkesës.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Sherri për shitjen e makinës! Goditi 3 herë me thikë në bark 40-vjeçarin, identifikohen autorët