zoom

Aktualitet

“Kush të dilte në rrugë, do vritej”/ Trondit Nuredin Dumani: Ishin shumë emra

Nuredin Dumani dha dëshmi tronditëse këtë të martë para trupës gjykuese, duke zbardhur vrasjet e Bujar Çelës dhe Emiljano Ramazanit.

Për ekzekutimin e këtij të fundit, Dumani u shpreh se informacionet i merrte nga Erjon Alibej, Henrik Hoxha dhe një instruktore palestre.

Ai pohoi se në listë për të vrarë kishte shumë persona dhe se plani ishte për të ekzekutuar kush t’i dilte para.

Vrasja e Emiljano Ramazanit ndodhi më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe ajo Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të të njëjtit qytet.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas ekzekutimit, u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit.

Pjesë nga rrëfimi i Nuredin Dumanit:

Ishin shumë emra për tu vrarë. Nuk kishte radhë, kush të dilte në rrugë do vritej. Emiljano Ramazanin e kishim më të lehtë per ta vrare dhe u vra ai”, tha Dumani ndër të tjera.

Xhuljan Hoxha paguhej nga Erjon Alibej për informacionet që jepte. Njëherë Erjoni më ka thënë që i ka dhënë Xhuljanos 20 mijë euro, por unë nuk kam qenë i pranishëm.

Për vrasjen e Ramazanit, informacionet mi jepte Erjon Alibej dhe Henrik Hoxha që ishte vazhdimisht vërdallë dhe kishte info. Nga palestra kishim një instruktore që na jepte informacione me telefon fiks. Ajo na thoshte është këtu ose doli. Jashtë palestrës Xhuljani dhe Henriku. Vendimin për vrasjen e Regis Runajt e mori Erjon Alibej.

Avokati: Cila është arsyeja për vrasjen e Bujar Çelës?

Dumani: Kisha folur me Henrikun për vrasjen e Çelës, por ai nuk e bëri dot. Ne po ruanim Dine Çamin për ta vrarë. Por mesa duket kishte marrë masa. Kur u vra një shoku im, Klevis Kapllani, shkova dhe vetë aty. Në 16 shtator, në mos gaboj, në darkë 8-9. E dija shumë mirë që e vrau Talo Çela. Me Klevisin flisja në Sky. Enver Diva më nisi SMS me zë dhe më tha “E paskan vrarë Klevisin”, unë në atë kohë rija në Elbasan tek Arjan Spahiu. Kur shkova për të vrarë Dinen i thashë Erion Alibejt në telefon ‘do e lëmë këtë dhe do ikim të vrasim Bujar Çelën’.

Postime të lidhura