Aplikacion
Për të argumentuar se ligji ka nevojë për më tepër konsultime dhe ekspertizë, ai tha se çertifikatat e sigurisë, të dhëna nga DSIK, kanë rezultuar me probleme në procesin e Vettingut, në Drejtësi apo edhe në Polici.
Në këtë rast, ai tha se tani sheh në funksione të rëndësishme drejtuese të policisë, efektivë të cilët jo më larg se një vit kanë rezultuar me probleme përsa i përket çertifikatës së sigurisë, DSIK.
Fatmir Xhafaj: Mua më kanë bërë përshtypje disa vlerësime që janë bërë deri tani për gjyqtarët e prokurorët, vlerësime të ndryshueshme, që me thënë të drejtën, kanë qenë pikëpyetje për mua, por në mënyrë të veçantë gjatë kohës që kam ushtruar detyrën e Ministrit të Brendshëm, për disa punonjës policie, për disa vlerësime në lidhje me çertifikatën e sigurisë dhe pamundësinë e tyre apo të vetë institucionit për ta ankimuar këtë gjë. Koha provoi që disa prej tyre unë i shoh sot drejtues të rëndësishëm të policisë, në funskione të rëndësishme. Padyshim që do të thotë që kanë gabuara ata që kanë lëshuar çertifikatën në atë kohë. Ti po thua që dikur ka dalë i pandershëm, tani ka dalë i ndershëm, në harkun e një viti.
Xhafaj nuk dha emra, por konstatimi i tij ngre pikëpyetje të mëdha. Kush janë drejtuesit e policisë që kanë probleme me çertifikatën e sigurisë? A kanë qenë kontaktet e tyre të papërshtatshme me grupe kriminale arsyeja e refuzimit të çertifikatës së sigurisë? Përse janë promovuar ata tani dhe si kanë mundur ta rimarrin çertifikatën?
Deklaratat e ish-ministrit vijnë në një kohë kur është provuar se një prej personave me të kërkuar në Shqipëri, Ervis Martinaj, paguante efektivë të policisë për të siguruar mbrojtjen e tij apo për shërbime të tjera. /Zoom.al