zoom

Aktualitet

Kush ishte shënjestër e atentatit me tritol në Elbasan?

Zbardhen detaje të reja nga atentati me tritol që u regjistrua mëngjesin e kësaj të marte në Elbasan.

Sipas burimeve, 24-vjeçari Kristi Balukja po i organizonte sulmin Renatos Çepas, i cili dyshohet për lidhje me personazhe të botës së krimit.

40-vjeçari është skeduar nga policia për lidhje me Emiljano Ramazanin.

Ky i fundit njihej për lidhjet e tij me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe u vra katër vite më parë.

Dyshohet se mes Kristi Balukjas dhe Renato Çepas ka pasur një konflikt fizik disa ditë më parë.

Në tentativë për të vënë sasinë e tritolit në makinë, Kristi Balukja humbi jetën sepse i plasi lënda eksplozive në dorë.

Postime të lidhura