Aplikacion
Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha po udhëtonin të armatosur me një “Passat” në rrugën Fushë-Krujë-Thumanë ku u gjendën përballë pritës te mbikalimi i Fushë Krujës dhe 60 plumbave nga tre armë.
Por si ranë autorët në gjurmët e anëtarëve të grupit të Ervis Martinajt?
Një nga pistat që nuk përjashtohet është edhe një tradhti e mundshme nga brenda që i çoi përballë plumbave. Në shënjestër dyshohet se ishte Brilant Martinaj.
Përpos vrasjes së efektivit të FNSH-së, Xhuliano Prela, një tjetër ngjarje ku i dyshuar ka qenë Brilant Martinaj ishte ajo e vrasjes së ish-oficerit të policisë, Xhelal Reçi.
Hetimet vazhdojnë, por nisur nga e kaluara, shanset janë që kriminelët të gjejnë sërish prapë më shpejt njëri tjetrin sesa policia.