Aplikacion
Familja rrinte me banim në Tiranë, por kishte shkuar dje në Dibër për një rast gëzimi. Ata ishin nisur sot drejt kryeqytetit me makinën e tyre, ku për shkak të lagështirës dhe rrugës së amortizuar, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka rënë përmbys poshtë urës.
Ka qenë njëri prej anëtarëve të familjes, i cili ka mundur të dalë nga mjeti dhe të kërkojë ndihmë, duke shmangur tragjedinë dhe duke shpëtuar të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.
Drejt Tiranës është sjellë një fëmijë 4 vjeç, ndërsa në mjet ka qenë dhe një fëmijë 12 vjeç, prindërit e tyre dhe gjyshërit e fëmijëve.
Video/ Del nga lokali dhe futet në G Class, momenti ekzekutohet djali i ish-gjyqtarit