Aplikacion
Ai ka qenë në kërkim edhe për dy vrasje të tjera. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Bilali, miq të Endri Mustafës, në vitin 2019.
Ibrahim Lici është djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici.
26-vjeçari dyshohet se vrasjen e vëllezërve Bilali së bashku me dy bashkëpunëtoret e tij që u arrestuan, Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës.
Në kërkim u shpall dhe një 29 vjeçar për përkrahje në krim.
Të gjithë bashkë, sipas policisë morën pjesë në ekzekutimin e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali më 30 Mars.
Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Astmer Bilali dhe Endri Mustafa, dyshohet se kryen grabitjen e shtatasve E.Gj dhe G.M me pasojë plagosjen më 7 qershor të vitit 2016.
Astmer Bilali u shpall në kërkim, ndërsa u arrestuan:
– Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
– Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.
– S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.
– Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).
Astmer Bilali ka në pronësi të tij një resort hipizmi. Xhaxhai i tij, Ibrahim Bilali, që iu vra bashkë me të atin në mars të vitit 2019, ishte ish-kampion i hipizmit dhe kryetar i Shoqatës ‘2 Prilli’, masakrës së fundit të komunizmit.
Astmer Bilali ish-boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte në resortin e Astrit Bilalit.
Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat ne distance, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.