Aplikacion
Mësohet se disa deklarata të dhëna nga autori i ngjarjes, Klodian Çalamani, përpara se të zbulohej trupi i pajetë i 8-vjeçarit, janë të njëjta me ato të gruas, e cila sipas burimeve, është e madhe në moshë dhe banon fare pranë shtëpisë së 8-vjeçarit dhe asaj të autorit të ngjarjes.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ka qenë pikërisht i njëjti person ai që i ka thanë familjarëve të Mateos se një makinë kishte kaluar në rrugën pranë shtëpisë e ndoshta mund të kishte lidhje me humbjen e Mateos, e njëjta deklaratë dhënë nga autori.
Gruaja për të cilën familjarët kanë dyshime pritet të merret në pyetje nga grupi i hetuesve për të hedhur dritë jo vetëm mbi ngjarjen, por edhe nëse ka pika kontakti me autorin e saj që mund ta përfshijnë.
“O kërmë, burrë legen”/ Veliaj shpërthen ndaj Berishës: Do hash shqelmin më të fortë…