zoom

Lajme

Kush është gazetarja që rikthehet në “Top Channel”? Zëvendëson Erjona Rusin dhe Arjon Muçën

Në sezonin e ri televiziv, Erjona Rusi dhe Arjon Muça nuk do të jenë moderatorët e emisionit “Shqipëria Live” në “Top Channel”.

Dyshja njoftoi largimin pak javë më parë, në puntatën e fundit të emisionit, para nisjes së pushimeve verore.

“Për arsye pak personale dhe pak shëndetësore, sezonin e ardhshëm nuk do të jem më në Shqipëria Live”, Erjona Rusi.

Vendin e tyre, sipas Revistës “Who” do ta zërë Sidorela Gjoni.

Ky do të ishte një rikthim për të në “Top Channel”, pas eksperiencës që pati fillimisht si gazetare terreni për departamentin e informacionit dhe më vonë si moderatore e “Breaking” në “Top News”.