zoom

Aktualitet

Kush e plag*si 15-vjeçarin në Tiranë? Dëshmi kontradiktore në polici

Policia e Tiranës nuk ka zbardhur ende plagosjen e 15-vjeçarit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Fushë Mëzezit.

Babai dhe xhaxhai i të miturit janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje, por deklaratat e mbledhura deri tani nga grupi hetimor janë kontradiktore.

Vetë 15-vjeçari ka deklaruar se është qëlluar 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë nga një makinë e zezë, që më pas, është larguar menjëherë.

Por, hetuesit, nga këqyrja e vendit të ngjarjes konstatuan 5 vrima plumbash në derë, të cilët janë qëlluar nga brenda oborrit, duke rrëzuar mundësinë e të shtënave të mundshme nga autorë të jashtëm.

Babai i 15-vjeçarit nga ana tjetër ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna dhe më pas ka parë djalin që erdhi i plagosur.

Dyshimet e hetuesve janë për një konflikt të mundshëm brenda familjes, që mund ketë pasuar në përdorim armësh.

15-vjeçari nuk ka rrezik për jetën. Ai ka marrë tre plumba, një në shpatullë dhe dy në krah.

Postime të lidhura