zoom

Lajme

Kurti refuzon urdhrin e Gjykatës, nuk paraqitet në Prokurori. Çfarë rrezikon

Në orën 10:00, kryeministri Albin Kurti do të duhej të paraqitej në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar mbi çështjen e rezervave shtetërore, por ai nuk shkoi.

Sipas agjendës së Zyrës së Kryeministrit, u njoftua se në këtë orë, Kurti do të merrte pjesë në vënien e gurit themeltar të çerdhes së re në Gjilan.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të vendosin gurin themeltar të çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gurit themeltar bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan,”- thuhej në njoftimin e MASHT-it.

Zyra e Kryeministrit ka deklaruar se Kurti është i gatshëm të dëshmojë, por jo në ambientet e Prokurorisë. Ai i kishte ftuar prokurorët në zyrën e tij, me arsyetimin që edhe paraardhësit e tij janë intervistuar në këtë formë.

Në thirrjen e dhjetorit për paraqitjen e Kurtit në Prokurori thuhej se nëse refuzohet dhënia e dëshmisë pa arsyetim ligjor, ai mund të dënohet me gjobë, e nëse refuzohet shkuarja edhe pas gjobës, mund të paraburgoset./ Zoom.al

Postime të lidhura