Aplikacion
Përgatitjet për ngjarjen e madhe kanë nisur tashmë në Britaninë e Madhe, por gjithashtu një ceremoni pritjeje do të organizohet edhe në Kopshtin e Rezidencës në Tiranë. Detajet i ka bërë me dije ambasada britanike në Shqipëri.
Ambasada Britanike organizon një Pritje në Kopshtin e Rezidencës për të kremtuar kurorëzimin e Madhërive të Tyre Mbretit Karli III dhe Mbretëreshës Camilla. Gjatë pritjes do të shfaqet drejtpërdrejt ceremonia zyrtare e Kurorëzimt. Aktiviteti do të zhvillohet ditën e shtunë, më 6 maj, në Rezidencën e Ambasadorit dhe do të jetë e hapur për një numër të ngushtë shtetasish britanikë që jetojnë në Shqipëri,”- thuhet në njoftimin e Ambasadës.