zoom

Aktualitet

Kur do të nisin reshjet? Çfarë kanë parashikuar meteorologët për pjesën e mbetur të javës

Ditën e martë dhe të enjte moti pritet të jetë me kthjellime e alternime vranësirash.

Ditën e Martë, në pjesën e dytë të ditës mot me kthjellime e vranësira në shtim.

Ditën e mërkurë e premte mot i vranët e intervale kthjellimesh të herëpashershme.

Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në lartësitë mbi 1000-1200m reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe me intensitet deri mesatar.

Era pritet të jetë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14m/sek.

Postime të lidhura