Aplikacion
Por pensionistët do t’i tërheqin paratë nga 3 marsi, pra ditën e hënë për shkak se 1 dhe 2 marsi janë ditë pushimi.
Kryeministri Edi Rama tha se bonusi do të merret në çdo pikë të postës dhe të bankave të nivelit të dytë, për ata pensionistë që kanë hapur llogari bazike.
Sipas vendimit, për ata pensionistë që marrin pension më pak se 20 mijë lekë në muaj, bonusi do të jetë 10 mijë lekë. Ndërsa ata që pensionin e kanë më shumë se 20 mijë lekë, do të përfitojnë 5 mijë lekë bonus.