zoom

Lajme

Kuptimi i luleve në ditën e të dashuruarve…

Çfarë kuptimi kanë lulet për ditën e të dashuruarve? Trëndafilat e kuq janë lulet klasike për këtë ditë, duke qenë gjithmonë një zgjidhje e duhur dhe e sigurt.

Ekziston një “gjuhë e luleve”, sipas së cilës, llojet e ndryshme të luleve kanë kuptime specifike dhe simbolika të ndryshme, duke përfshirë edhe ngjyrën dhe dorën, në të cilën e mbajmë buqetën për t’i shprehur emocionet tona.

Në kohën e tyre, viktorianët shkuan aq larg sa krijuan fjalorin me kuptimet që shprehin lulet që njihet si floriografi. Mënyra më e dashur për t’i shprehur emocionet për ta ishte në formë të një buqete të vogël me lule. Trëndafilat e kuq simbolizojnë dashuri, pasion. Trëndafilat rozë simbolizojnë miqësi. Trëndafilat e bardhë japin mesazhin se je e denjë për mua. Trëndafilat e verdhë simbolizojnë falje dhe pajtim. Trëndafilat ngjyrë pjeshke japin mesazhin ‘të qëndrojmë bashkë’. Margaritat simbolizojnë pafajësi, besueshmëri.

Gladiolat simbolizojnë sinqeritet. Zambakët simbolizojnë besim. Orkidetë simbolizojnë madhështi. Luledielli simbolizon devotshmëri. Lulet e verdha janë të bukura dhe të freskëta, por ato janë simbol i tradhtisë. Ka disa lule që i lidhim me ngjarje jo shumë të këndshme. Krizantemat janë të bukura, por përdoren me tepër për një mort sesa për ditën e Shën Valentinit. Lulet me gjemba për shembull duhen shmangur këtë ditë.