Aplikacion
Vllaznia barazoi 2-2 ndaj Valur në Islandë, në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League.
Vendasit realizuan në fillimin e pjesës së parë me Tryggvason, duke të dhënë përshtypjen se gjërat për islandezët do të jenë të lehta. Nuk ndodhi kështu, mysafirët nga Shkodra u futën në lojë falë Krymit. Në pjesën e dytë, ekipi i Brdaric mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Deliut, në të 81-tën. Vllaznia kompletoi përmbysjen me Dodaj, në të 85-tën. Në fund, Valur mori barazimin me golin e Heimison. Akti i kthimit, që do të luhet pas disa ditësh, pritet me padurim nga tifozët.
Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në “Elbasan Arena” ndaj maltezëve të Marsaxlokk, në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League. Të kuqtë “ndezën” festën shumë shpejt, që në minutën e dytë, me anë të Valentino Murataj. Gjithsesi, ekipi i Shehit nuk rezistoi gjatë, pasi goli i barazimit ishte çështje kohe. Yuri barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 15-të, rezultat ky që do mbetej i njëjtë deri në vërshëllimen përfundimtare të arbitrit.
Akti i kthimit do të mbahet me 18 korrik, në orën 19.00, sfidë kjo që mbahet në Centenary Stadiu (Ta’ Qali).
Tirana e ka nisur me rezultat pozitiv aventurën europiane. Në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Conference League, ekipi i Shkëmbit barazoi 1-1 ndaj Torpedo Kutaisi, në Stadion Ramaz Shengelia (Kutaisi).
Në pjesën e parë, vendasit gjeorgjian dominuan, duke u vendosur në kërkim të golit. Në minutën e 22-të, autogoli i Micit i dhuroi epërsinë ekipit të Kean. Në të 39-tën, Mici provoi nga distanca, e menjëhershme ishte përgjigja e portierit. Në të 47-tën, tentoi Përgjoni, pa rezultat. Në fundin e sfidës, ishte Haxhiu që vendosi ekuilibrat, duke dërguar në festë bardheblutë. Skuadra që do të kualifikohet do të vendoset në aktin e kthimit, në Shqipëri. Tirana-Torpedo, do të zhvillohet me 18 korrik. /ZOOM.AL/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat