Aplikacion
“Unë akoma s’e kuptoj se si disa nga kolegët këngëtarë nuk shfrytëzojnë të paktën skenat e mëdha të festivaleve, për të marrë (dhe dhënë kënaqësinë) e të kënduarit live. Deri tani, do të ishin mësuar 100 herë të performonin live. A nuk u lodhët pas 10-15 vjetësh dhe prapë e njëjta histori? Çfarë kënaqësie ju jep? Sinqerisht mundohem shumë ta kuptoj. Mandej, po kërkoni t’ju japin merita më shumë e t’ju trajtojnë njëjtë me këngëtarët e huaj”, u shpreh Vesa.
Më tej, vijoi:
“Meqë ra fjala, menaxherët tuaj po i mbushin studiot televizive si “star-a”. I vetmi vend në botë ku menaxherët konkurrojnë me yjet e tyre se kush është më i famshëm. Mbrapsht komplet. Po hajd mo, na falni për sinqeritetin e tepërt, se me këtë virozë pata mundësi gjithë natën që të bëj scroll (në rrjetet sociale). Shumë gjynah, sidomos për talentet e reja, që po e përjetojnë këtë fasadë”, përfundoi Vesa.
Edicioni i këtij viti të “Sunny Hill” ka nisur në parkun me të njëjtin emër në Prishtinë dhe në skenë pritet të ngjiten emra të tillë si: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Black Coffee, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze, Dafina Zeqiri, Lluni, La Fazani etj.
Çfarë të bëjmë me 2024-ën. Një vit i turbullt ka hedhur dritë mbi disa të vërteta të rëndësishme