zoom

Aktualitet

Kundërshtoi dhe plagosi punonjësin e policisë bashkiake, arrestohet

Një 55-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka goditur me thikë punonjësin e policisë bashkiake në Berat.

Policia bën me dije, se në pranga ka rënë M.K banues në lagjen Kushtrim, Berat, pasi ka lënduar shtetasin G.Ç., 36 vjeç.

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, i ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime, punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G.Ç., 36 vjeç”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.