Aplikacion
Janë gjashtë lojtarë nën kontratë me verdhekuqtë, të cilët aktualisht janë diku tjetër. Nisur nga mbrojtja, eksperienca e Marash Kumbullës te Sasuolo duket e destinuar të zgjasë pak.
E ardhmja e lojtarit të Kombëtares shqiptare po trajtohet sipas gjendjes së tij. Mbrojtësi do të kthehet në kryeqytet më 30 qershor.
Me Sasuolon, 24-vjeçari ka bërë vetëm dy paraqitje që nga janari, me gjithsej 19 minuta të luajtura. Kështu që mundësia është që Kumbulla të shikojë një opsion tjetër për sezonin e ri.