Aplikacion
“Ne do kërkojmë të marrim pikë me çdo lloj kundërshtari. Superliuga është një kampionat shumë I fortë dhe patjetër që me kundërshtarët tanë do t’i bëjmë llogaritë në ndeshjet direkte, por nëqoftëse ne nuk pretendojmë të marrim pikë çdo ndeshje atëherë është e kotë,”-deklaroi Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.
Kastrioti-Tiranë që luhet në Kamzë është për llogari të javës së 21 të Superligës, ndërsa supersfida që spikat luhet në Tiranë të shtunën mes Partizanit dhe Vllaznisë.