zoom

Sport

Kualifikohet Manchester United

Manchester United siguroi kualifikimin në të gjashtëmbëdhjetat e Ligës së Kampioneve pas fitores në transfertë kundër Villarreal , në takimin e parë në stol të Michael Carrick.

Tekniku i përkohshëm kishte bërë 4 ndryshime në ekip nga ai që ishte në fushë kundër Watford në humbjen 4-1në Premier League.

Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin në të 78’ dhe realizoi golin e pestë në kompeticion dhe të dhjetin sezonal.

Ylli portugez ka shënuar gol në çdo takim në fazën e grupeve.

Fitoren e vulosi Sancho në të 90 me një gjuajtje të bukur.

Në takimin e Grupit E, Bayern mundi Dinamon e Kievit me rezulatin 1-2 në transfertë, Bavarezët janë treguar perfektë, duke i fituar të pesta takimet në grup.

Sulmuesi Robert Levandovski shënoi golin e parë në të 14. Polaku realizoi në ndeshjene nëntë radhazi në Champions.

Koman çoi rezultatin në 0-2 tri mintua nga fundi i pjesës së parë. Harmash shkurtoi rezultatin në minutën e 70. Ky është goli i parë për Dinamon e Kievit në këtë kompeticion.