Aplikacion
Qeveria ka marrë 500 milionë euro borxh për pandeminë dhe ka shpenzuar vetëm 200 milionë prej tyre. Gazetari Rakipi e pyeti kryeministrin, se ku i ka çuar 300 milionë euro dhe përse nuk ua ka dhënë biznesve. Rama nuk kishte një përgjigje, por tha se paratë janë përdorur edhe për rindërtimin.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Për pandeminë keni marrë borxh 500 milionë euro. U keni paguar 130 milionë njerëzve. Ja edhe 20 milionë Ministrisë së Shëndetësië. Po falim edhe 50 milionë. Ku janë 300 milionë të tjera, ku i ke çuar?
Rama: Pse hyni në këto? Kur hyni ju në këto, ju që merreni me komentet ekonomike.
Rakipi: Ty të pyeti kolegu për GDP-në e Shqipërinë dhe nuk e dije…
Rama: Ne e morëm vendin me borxh 74%..
Rakipi: Po flas për borxhin për pandeminë. Ku i ke cuar 300 milionë euro?
Rama: Ne nga pandemia, kemi marrë një goditje 700 milionë. E kemi marrë në të ardhura. Na kanë rënë të ardhurat e shtetit.
Rakipi: Pse cfarë bëre ti? Pagove bizneset?
Rama: BB thotë që qeveria shpëtoi 50 mijë vende punë.
Rakipi: Pagove 130 milionë euro njerëzve. Po 300 milionë ku i ke?
Rama: Po rindërtimi?
Rakipi: Nuk kanë lidhje fare. Janë të pandemisë këto.
Rama: Po patjetër, nuk ka lek për pandeminë vetëm. Na kanë rënë të ardhurat. Kemi financuar rindërtimin, përjashto lagjen në Kurbin, të gjithë e kemi financuar me paratë tona. Shkollat që kemi parë i kemi financuar ne.
Rakipi: Po thua që për pandeminë, bëre shkolla..
Rama: Në kohë pandemie, morën borxh për programet.
Rakipi: Jo duhet t’ju jepnit paratë biznesve.
Rama: Nëse do të merrnim 500 milionë dhe do t’ua jepnim njerëzit ne sot do të ishim gropë.
Rakipi: Gropën e ke më të madhe se 700 milionë ti. Gropën e borxhit është tjetër. Po flas për pandeminë, nuk më përgjigjesh ku i ke çuar 300 milionë euro.
/TPZ.al/