zoom

Aktualitet

Ku është Eliza Tozaj? Vlorë, zhduket 16-vjeçarja! Familja kërkon ndihmë

Një grua në Vlorë ka denoncuar zhdukjen e vajzës së saj adoleshente.

16-vjeçarja Eliza Tozaj ka humbur gjurmët që prej dy ditësh. Familjarët kërkojnë ndihmën e policisë për gjetjen dhe kthimin e saj në banesë.


Ndër të tjera mësohet se ditën që ajo është larguar nga shtëpia ka pasur të veshur një palë xhinse të zeza, xhup të zi me kapuç dhe një bluzë-golf ngjyrë vishnje.

“Më datë 15.01.2022, shtetasja E. T., ka kallëzuar se më datë 14.01.2022, i është larguar nga banesa , vajza e saj e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.