zoom

Aktualitet

Ku është 63-vjeçari? Mister fati i peshkatarit në Fier

Prej gjashtë ditësh, 63-vjeçari Engjëll Kanani është zhdukur pa gjurmë.

Ai e kishte lënë të enjten për të peshkuar me shokun e tij, por nuk shkoi te vendi që kishin biseduar për t’u takuar.

Më pas, shoku i tij ka denoncuar në polici zhdukjen e tij.

Policia dhe polumbaret e kërkojnë 63-vjeçarin prej gjashtë ditësh.

Fati i tij mbetet mister sepse grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë send personal të Kananit, mjetet e peshkimit, çantën apo celularin.

Sipas burimeve, telefoni i Kananit ka qenë i hapur deri të premten dhe pavarësisht se shkonin thirrjet, askush nuk përgjigjej. Më pas, telefoni është fikur.

Kërkimet janë shtrirë edhe në kanalin Vjosë – Levan – Fier që lidhet me lumin Vjosa madje një grup familjaresh po kontrollojnë këtë zone prej dy ditësh duke iu bashkuar kështu operacionit te kërkimeve nga policia dhe ekipit të polumbarëve.

Postime të lidhura