Aplikacion
Që prej mëngjesit të 8 marsit, ai nuk ka asnjë kontakt me familjarët e tij, të cilët janë shqetësuar dhe kanë njoftuar autoritetet për gjetjen e tij.
Rreth orës 6 të mëngjesit, Likometi ka dalë nga shtëpia në Ksamil dhe nuk është kthyer më.
Celulari i tij ka qenë i ndezur deri pasdite, por ai nuk është përgjigjur, ndërsa më pas telefoni është fikur.
Sipas familjarëve, në momentin kur është larguar nga banesa, 49-vjeçari ishte i veshur me një xhup të zi, atlete Adidas dhe një kostum sportiv Adidas me ngjyrë blu të errët.
Gjatë kërkimeve, efektivët gjetën në breg të detit në Ksamil një palë rroba dhe një telefon celular, që sipas familjarëve, i përkasin 49-vjeçarit.
Autoritetet dyshojnë se Naim Likometi mund të jetë mbytur, ndërsa kërkimet vijojnë.
Hije dyshimi nga Elbasani/ Gledian Llatja blen 130 milionë lekë pajisje fonie për Këshillin Bashkiak