Aplikacion
“Pas të mërkurës, pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave duke bërë që maksimumet në orët e mesditës të shkojnë 37 apo 38 gradë në qarkun e Beratit apo të Fierit, që janë shumë më të larta për muajin qershor, gati 9 gradë më të larta”.
Vlerat e larta termike pritet të zgjasin deri në fillim të javës së ardhshme.
“Pas ditës së mërkurë orët me diell do të jenë të shumta, por do të kemi herë pas herë edhe kalime vranësirash si pasojë e lagështirës së ajrit duke bërë që temperaturat të ndihen edhe 2-3 gradë më shumë se sa normalja”.
Sipas sinoptikanëve valët e të nxehtit janë kryesisht tipike të muajit korrik dhe gusht, megjithatë të tilla u shfaqen edhe në fund të Qershorit të kaluar. /zoom.al
Sherri për shitjen e makinës! Goditi 3 herë me thikë në bark 40-vjeçarin, identifikohen autorët