Aplikacion
Megjithatë situatat ndryshojnë shpejt në futboll dhe pas ndryshimeve në drejtim te Boluspor, Selmanin u ul në stol.
Ai vendosi të rikthehej te Laçi për të rigjetur vete. I ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Selmani foli për këtë kthesë 360’ në karrierën e tij:
Trajneri Nica – “Trajneri i ri na ka sjellë eksperiencën e tij te Laci. Ne fituam ndaj Teutës, morëm pikë me një rival direkt. Tani janë të gjitha ndeshjet si finale, pasi kampionati shqiptar këtë herë është i paparashikueshëm, nuk ka ndodhur më parë. Megjithatë edhe Mezani ka sjellë eksperiencën e tij këtu te Laçi”.
Aventura në Turqi – “3 vite në Turqi dhe kam kaluar shumë mirë. Në sezonin e fundit te Boluspor janë ndërruar trajnerë dhe presidenti, kanë ndodhur ndryshime, prandaj ika. Më vjen keq që shkoi kështu, por unë e bëra për të ardhmen. Mendova që të bëja një hap pas tani që të fitoja minuta dhe të mos rrija në stol atje pavarësisht se kisha kontratë të mirë”.
Kombëtarja – “Me trajnerin Sylvinho nuk kam pasur komunikim. Kam folur vetëm me trajnerin Bozhiqi, janë zgjedhjet e trajnerit. Unë duhet të tregoj veten në fushë dhe në të ardhmen të jem sërish në kombëtare. Polinia dhe Çekia janë ekipe me traditë, por ne i kemi cilësitë. Trajneri i ri ka sjellë një frymë të re. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe shpresoj për një kualifikimi”.
Objektivat – “Duhet të jemi me këmb në tokë dhe t’i marrim ndeshjet me radhë sepse është shumë e vështirë të bësh parashikime”, tha Selmani. /zoom.al/