zoom

Bota

Kryetarja e Parlamentit Europian: Populli i Palestinës s’duhet të paguajë çmimin për Hamasin!

Lufta në Gaza dhe bilanci katastrofik, ka sjellë edhe reagime ndryshe nga politika ndërkombëtare.

Kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, nga Parisi, ku u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron, e cilësoi Hamasin si një organizatë terroriste.

Ajo tha se populli i Palestinës nuk duhet të paguajë çmimin për aktet e Hamasit. “Hamasi është një organizatë terroriste, e cila nuk përfaqëson aspak aspiratat legjitime të popullit palestinez. Përkundrazi, i pengon ata. Mënyra se si do të ndalet Hamasi është e rëndësishme, populli palestinez nuk duhet të paguajë çmimin për të vepra të turpshme”, u shpreh Metsola. /ZOOM.AL/