Aplikacion
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një bandë e armatosur hapi zjarr dhe forcat e sigurisë së Kryeministrit Henry iu kundërpërgjigjën. Ky është atentati i dytë që trondit Haitin brenda pak muajsh. Mbrëmjen e 7 Korrikut u vra Presidenti i Haitit Jovenel Moïse në shtëpinë e tij në Port-au-Prince.
Një grup prej të paktën 28 personash janë të dyshuar për vrasjen, 20 prej të cilëve janë arrestuar, përfshirë dy shtetas amerikanë e ish-ushtarë kolumbanë sulmuan ndërtesën ku jetonte Presidenti me familjen e tij dhe ekzekutuan kreun e shtetit.