zoom

Politikë

Kryeministri Orban: Të anëtarësohet Shqipëria në BE, e turpshme sa avash po ecën procesi

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kërkuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në në konferencë me kryeministrin Rama, ai tha se është e turpshme dhe e papranueshme sa avash po ecën procesi i zgjerimit.

“Shqipëria ka kapacitet rritje dhe zhvillimi, nëse Evropa nuk do mbetet pas në këtë zhvillim global rezervat e rritjes janë në Ballkan dhe nuk jam në gjendje të përmend asnjë vend në Evropë që ka rezerva ekonomie dhe politike në rritje.

Ndaj kemi kërkuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Nëse përforcojmë pjesën e ekonomike dhe të sigurisë në BE, është e papranueshme dhe e turpshme se sa avash po ecën ky proces i zgjerimit të BE.

Shqipëria ka duruar 13 vite për hapjen e negociatave, nëse BE ecën me këtë ritëm të ngadaltë është ritëm vetëvrasës, Nuk e di si do ia bëjë Evropa në të ardhmen. Ne mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë dhe integrimin e Balkanit Perëndimor, për shkak të strategjisë politike dhe ekonomike”, u shpreh kryeministri Orban.