zoom

Aktualitet

Kryeministri Abazoviç i bën jehonë urës që do lidh Velipojën me Ulqinin: Shkurtojme 73 km rrugë

 

Kryeministri i Malit të Zi ka publikuar disa të dhëna të tjera për uën e re që do të lidh Velipjën me Ulqinin.

Në një postim në rrjetet sociale, Abazoviç thotë se ura do jetë 310 metra e gjatë dhe 17 metra e gjerë.

Ai bën të ditur gjithashtu se ura do ketë dy korsi për makina me gjerësi 3.75 metra secila si dhe dy trotuare dhe dy korsi të dedikuara për biçikletat.

Abazoviç nënvizon se kjo urë do të jetë gati më 2024.

 

Postimi I Abazoviç

 

INFORMACION I RI PËR URËN E BOJANËS

1 – Gjatësia totale e urës do të jetë 310 m, dhe hapësira ndërmjet dy shtyllave mbajtëse do të jetë 139 m.

2 – Ura do të jetë 17 m e gjerë, do të ketë dy korsi trafiku nga 3.75 m secila, dy trotuare nga 2 m secili dhe dy shtigje për biçikleta 1.25 m secila.

3 –  Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen çdo vit nga rreth 530,000 turistë.

4 –  Distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është 73 km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1 km.

5 – Data e planifikuar për përfundimin e punimeve është gusht 2024

NE LIDHIM NJERËZIT! PO FORCAKOJMË EKONOMINË! NE PO NDËRTIM MALIN E ZI! ⚙