zoom

Aktualitet

Kryemadhi reagon pas vendimit të gjykatës: S’e di si do dalin dhëmbët e Ramës në Dubai

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi reagoi pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që këtë të mërkurë la atë në detyrim paraqitje dhe Ilir Metën në qeli.

Kryemadhi paralajmëroi se këtë çështje do ta ndjekë deri në Strasburg, duke shtuar se këtë amanet do ta trashëgojë edhe te fëmijët e saj.

“Karriera politike nuk është e domosdoshme. Unë e kam parë politikën si instrument për të ndihmuar njerëzit. Politika është një mjet shumë i egër, dhe shumë i rëndë për tu mbajtur. Sigurisht që metodologjia që është përdorur kundër meje dhe familjes time është shumë e shëmtuar. Uroj që kjo të mos jetë për të tjerët. Sot në politikë ke ushtarët e bandave kriminale, pasi në fund të ditës përfitimi që vjen nga trafiku i drogës është shumë më i lartë se rroga e një deputeti.

Tani që ju thoni se po e mbyll karrierën në dyert e drejtësisë, do them që mund të hap një karrierë tjetër shumë të mirë që e transformon politikën. Unë nuk mund të lejoj një sistem drejtësie që të më bëjë pis mua. Unë do shkoj në Gjykatë Kushtetuese, pastaj në Gjykatë të Starsburgut, edhe kur të vdes, kam tre trashëgimtarë. Kanë hapur një precendet të shëmtuar, se nëse operacioni im ka kushtuar 6.500 euro, se di si do dalin dhëmbët e Ramës në Dubai”, tha Kryemadhi.