zoom

Politikë

Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës pa hetim, s’kam besim te Prokuroria

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha në një intervistë televizive se denoncimi me fakte që ajo ka bërë për inceneratorin e Tiranës, ende nuk është hetuar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Kryemadhi u shpreh se nuk ka besim se prokuroria do ta zbardhë këtë çështje, edhe pse siç theksoi, do të vijojë deri në fund denoncimin e asaj që e quajti aferë korruptive.

“Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim për inceneratorin e Tiranës ose është shantazhuar nga qeveria dhe nuk po vepron. Unë nuk kam ndonjë besim te prokuroria. Prokurori i ri është administrativ, dosja është ndarë që më parë. Aty ka të bëjë me vullnetin e drejtësisë për ta zbardhur çështjen. Unë e kam bërë detyrën si qytetare që ta çoj deri në fund. Edhe informimi i opinionit publik është i vështirë me media që kanë përfituar për sponsor nga inceneratori”, tha Kryemadhi për Euronews Albania.

Ajo tha se pret që e pakta qeveria shqiptare të ndalojë pagesat.

“Fati si i keq edhe i mirë i kësaj është që kjo vepër nuk mund të parashkruhet për shkak se është një vepër koncesionare e cila ka një afat 30-vjeçar. Pra, deri në vitin 2047 kjo është një vepër penale e kryer dhe e realizuar,” su shpreh qaroi deputetja.

Për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i cili ndodhet pas hekurave për dosjet e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, Kryemadhi tha se ishte e bindur që ai as nuk ishte në dijeni për çfarë kishte firmosur.

“Është zoti Lefter Koka që jam e bindur që ato që ka firmosur nuk e ka ditur fare se çfarë kanë qenë, vetëm sa kanë shërbyer si pagesë sepse pa firmën e atij nuk fillonte ky proces, pra nuk fillonte gjendja e emergjencës mjedisore”, u shpreh Kryemadhi.

“Më pas zoti Bllako ishte sekretar i Përgjithshëm i cili ndiqte gjithë sistemin dhe funksionimin e skemës së paraqitjes së dokumentacioneve për nënshkrimin e kontratës qoftë për Elbasanin, qoftë për Fierin”, shtoi ajo.