Aplikacion
Në një konferencë pas arrestimit të tij, Kryemadhi foli divorcin mes tyre, duke shpjeguar se ndjenjat për të nuk i janë shuar. Por, ajo shtoi se në këtë fazë ka prioritet fëmijët.
“Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë”. Ndër të tjera Kryemadhi deklaroi se e ka dashur dhe do vazhdojë të dojë ish-bashkëshortin e saj, i cili ndodhet në burg që prej së hënës.
“Janë në momente të vështira të jetës sime emoncionale. Çdo gjë e kisha menduar, por vetëm divorcin nuk e kisha menduar ndonjëherë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë.
E kam dashur Ilir Metën dhe e dua, nuk ka rëndësi se çfarë bën ai. Ai është babai i fëmijëve të mi, më ka bërë kjo që jam, të jem vetevetja. Më ka lënë të jem e lirë, e drejtpërdrejtë, edhe impulsive edhe pse me kosto. Por kur një gjë mbaron, mbaron.
Nuk është çështja tek rikthimi, por tek ajo se si ti ndihesh. Por prioritetet e një gruaje si puna ime, janë fëmijët,. Në një moshë të re mund ta kisha vrarë veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi.
Unë pavarësisht të gjithë gjërave, Ilir Meta ka qenë dhe është politikan patriot e serioz”, tha Kryemadhi.