Shqiptari i Malit të Zi, Mark Gjonaj ka publikuar foto të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, teksa bën me duar simbolin e shqiponjës dykrenore.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjonaj falenderon Adams për realizimin e kësaj fotoje të veçantë, por edhe për mbështetjen që ai u jep bizneseve të vogla.