Aplikacion
Ai ka mbërritur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Erion Isai dyshohet për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
“Kur të dal, nuk e di”, iu përgjigj ai gazetarëve para se të futej në SPAK.
Kryebashkiaku i PS-së është marrë në pyetje për 3 orë nga prokurorët e posaçëm më 30 Maj 2023.
“Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje.
Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni.
I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë në Prokurori, ishte këndshëm”, tha ai.