Aplikacion
Ndërhyrja u krye me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT dhe theksohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Lajmi është bërë me dije nga Bashkia e Tiranës, në rrjetin social X.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve,”- shkruhet në njoftimin e Bashkisë Tiranë.
Kjo ndërhyrje vjen disa ditë pas operacionit të bujshëm të SPAK, që arrestoi dhe mori nën akuzë 8 drejtorë dhe zyrtarë të institucionit, për dosjen “5D”, të korrupsionit me tenderët. /ZOOM.AL/