Aplikacion
Fituesi ka konkurruar në partneritet me kompaninë 2T, në pronësi të Artan Sako dhe Dritan Troksi. Kujtojmë se Artan Sako është vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës, Gramos Sako.
Tenderi u finalizua me një vlerë prej 24,291,841.78 lekë të reja pa TVSH, e cila përkon me gati 100% të fondit limit, që ishte 24,805,385.84 lekë të reja. Edhe pse në garë morën pjesë pesë kompani, dy prej tyre ofruan vlera më të ulëta se fituesi, por nuk u morën në konsideratë nga kryetarja e bashkisë Përmet, Alma Hoxha. Ky fakt ka ngritur dyshime mbi një favorizim të mundshëm, duke sugjeruar se fituesi mund të jetë paracaktuar.
A është e ligjshme kjo situatë? Çfarë hapash do të ndërmerren për të hetuar këtë rast dhe për të garantuar drejtësi? Heshtja e institucioneve përkatëse mund të interpretohet si një mungesë vullneti për të adresuar praktika që dëmtojnë interesin publik dhe rrisin mosbesimin tek administrata vendore./JOQ