zoom

Lajme

Kronologjia/ Si nisi sherri Noizy-Medi që përfundoi në rrahjen e TikTok-erit në Pejë

Ngjarja e fundit që ndodhi në një klub në Pejë të Kosovës, ku një personazh Tik toku i njohur si Medi, emri i plotë i të cilit është Muhamet Iseni, u rrah nga disa të rinj, mori vëmendjen e opinionit publik, medias dhe organeve të drejtësisë në Kosovë pasi në ngjarje u përmend edhe Rigels Rajku, ose siç njihet me emrin e artit, Noizy.

Ajo që është absurde, është që asnjë media në Kosovë por edhe në Tiranë nuk u interesua për të zbardhur historinë e vërtetë, por të gjitha pa përjashtim, për klikime apo me dashakeqsi ndaj njërës palë, vendosën tituj bomastik ‘Noizy rreh Medin në Kosovë”.

Edhe më absurde është fakti që duket se drejtësia në Kosovë ka vepruar mesa duket mbi këto tituj lajmesh duke lëshuar urdhër-arrest për Rajkun. Pra, kemi përfunduar në një komb që gjyqet i bëjmë sipas titujve të mediave dhe në media që nuk bëjnë asnjë verifikim por marrin vetëm dëshminë e njërës palë për të bërë tituj bombastikë për klikime apo dashakeqe ndaj dikujt duke shkaktuar edhe dëm ekonomik.

Por, si është e vërteta e ngjarjes dhe zhvillimeve para ngjarjes me aq sa dime deri tani?

Një natë përpara ngjarjes ku Muhamet Iseni u përlesh në një klub në Pejë, ai ishte live në Tik Tok me reperin Clevio, kundërshtar i njohur i Noizyt, të cilit i thoshte se do shkojë në klubin ku do performojë Noizy dhe do ‘bënte pompa në prapaskenë”. E thënë ndryshe, Medi, lë të kuptohet gjatë live me Clevion se do të shkojë dhe të tregojë forcën në koncertin e Noizyt.