zoom

Slider

Kroacia shkakton befasinë e madhe në Botëror, dërgon Brazilin në shtëpi pas penalltive

Brazili eliminohet në çerekfinale të Botërorit. Kroacia mposhti Seleçaon 5-3 me penallti (0-0 pas 90′ minutash, 1-1 në kohën shtesë) dhe është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Botës në Katar 2022.

Neymar zhbllokoi takimin në shtesë duke shënuar pas një aksioni të mrekullueshëm.

Kroatët reagojnë dhe gjejnë barazimin në minutën e 117’ me Petkoviç dhe ndeshja shkon te penalltitë.

Te “ruleta” ruse kroatët janë të pagabueshëm, ndërsa gabimet e Rodrygo (i cili u ndal nga Livakoviç) dhe Marquinhos (nga shtylla) janë fatale.

Tani për Modric dhe shokët e tij në rrugën drejt finales është fituesi i çiftit Holandë-Argjentinë. /zoom.al/