zoom

Kosova

Kriza për dinarin, Kosova dhe Serbia përballen sot në Bruksel me Lajçak

Kriza për dinarin mes Beogradit dhe Prishtinës mbetet po aty, duke çuar në rritje tensionet mes dy vendeve dhe shmangien e dialogut.

Sot pritet të mbahet në Bruksel edhe takimi i radhës mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit serb.

Ekipi negociator i Kosovës do të udhëhiqet nga Besnik Bislimi ndërsa ai i Kosovës nga Petar Petkoviç. Takimi do të drejtohet nga emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Lajçak të martën ka thënë se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Në një përmbledhje të aktiviteteve të tij gjatë javës, Lajçak ka thënë se në takimet e fundit me kryenegociatorët kanë arritur që ta ngushtojnë hendekun lidhur me këtë temë. Edhe pse janë zhvilluar pesë takime deri tani, ende nuk është arritur marrëveshje. /ZOOM.AL/