Aplikacion
Thënë këtë, asgjë origjinale nuk kishte në shprehjen e Kryeministrit në 2013-n: “Po shërojmë trupin e ekonomisë tonë nga kanceri”, sepse sapo morën pushtetin, vizita parë ishte tek onkologu (FMN-ja) për marrjen e borxhit të kushtëzuar për shlyerjen e borxheve të qeverisë Berisha, duke përfshirë kështu ekonominë në kimioterapinë e programit të FMN-së.
Ndërkohë që prej 2011-s kishte filluar periudha e parasë magjike. Bota ishte e mbushur me likuiditet, normat e interesit ishin shumë të ulta dhe xhindi inflacion flinte i zhytur në fund të shishes.
Për shumë vende në zhvillim ndërsa rritja e produktivitetit stopoi, paratë magjike në tregjet ndërkombëtare mund të ushqenin rritjen. Politikat ekspansioniste monetare të Rezervës Federale dhe Bankës Qendrore Europiane e mundësuan këtë. Shqipëria po ashtu e shfrytëzoi këtë mundësi. E ndërsa taksistit, shitësit por edhe mjekut, inxhinierit, gazetarit çdo emetim eurobondi i shitej si besim i tregjeve ndërkombëtare ndaj ekonomisë shqiptare, edhe qeverisjes , vetëm pak ekonomistë jashtë qeverisë e kuptonin se dardha e kishte bishtin mbrapa.
Fundi i pandemisë i cili përkoi me fillimin e konfliktit Ukrainë-Rusi, i gjeti 54 vende në mbarë botën të rrezikuara seriozisht nga një krizë borxhi, e cila mund të jetë krizë e borxheve private, publike apo e të dyjave së bashku. 22 vende janë në rrezik të një krize borxhi privat. 21 vende ku përfshihet Shqipëria në krizë borxhi publik dhe 14 në krizë borxhi privat dhe publik. Janë 5 paramentra kryesorë të cilët masin mundësinë e krizave të borxhit. Lajmi i keq është se Shqipëria e kalon klasën në 1 prej këtyre parametrave por llampa e kuqe është ndezur në 4 të tjera. Një vend është në krizë borxhi kur:
Përveç borxhit të jashtëm privat i cili ka zbritur nga niveli 110.3 % që ishte në vitin 2019 në 34.4% në vitin 2020 si rezultat i procesit të deeuroizimit të ndërmarrë nga Banka Qendrore, të gjithë elementët e tjerë Shqipëria ka kaluar vijat e kuqe që përcaktojnë krizën.
Grafiku i mëposhtëm i cili paraqet shërbimin e borxhit të jashtëm mbi të ardhurat buxhetore tregon shumë. Ai flet qartazi për atë që quhet optimizëm ekzuberant i qeverisë në përdorimin e borxhit të jashtëm. Pas 2013-s qeveria vendosi me të drejtë të përfitonte disi nga likuiditeti dhe normat e ulta të interesit në tregjet ndërkombëtare, ndaj me rritjen e borxhit të jashtëm është rritur edhe raporti i shërbimit të borxhit mbi të ardhurat buxhetore , por gjithsesi ai shfaqet përgjithësisht brenda prametrave ose poshtë nivelit 15%.
Pika e kthesës duhej marrë pikërisht gjatë pandemisë. Qeveria e dehur nga “sukseset” në emetimet e eurobondit , harroi të ndalonte.Ajo , harroi që ekonomia është ciklike dhe çdo cikël ka fundin e vet. E tillë do të ishte edhe periudha e parasë magjike. Me rritjen e shërbimeve të borxhit të cilat për periudhën 2022-2025 do të variojnë në vlerat 14.9-21.6% të të ardhurave buxhetore është ndezur llambushka e krizës së borxhit duke na kujtuar se me gushtin bashkë iku dhe vapa, por ne ishim të pa përgatitur për dimrin që vinte prapa.
Shenja tjetër është çekuilibri i madh financiar në lidhje me pjesën tjetër të botës, ose thënë ndryshe pozicioni neto në investimet ndërkombëtare. Nëse ky raport është më i vogël se -50%, llamba e dytë e rrezikut është ndezur.Për vitin 2020 ky raport për Shqipërinë ka arritur vlerën -59%. Së treti, deficiti i llogarisë korrente është më i vogël midis zonës -10% deri -5% e PBB-së për më shumë se 10 vite.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat