zoom

Sport

Kriset marrëdhënia Ronaldo-Ten Hag, portugezi kërkon largimin për këtë motivacion

Divorci mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United është i pashamngshëm. Portugezi do të largohet nga Anglia në janar. Kashtë e fundit ishte stoli në derbin e së dielës i humbur 6-3.

Mediat në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë të bindura për këtë, duke theksuar se si CR7 luajti vetëm 80 minuta në Premier League dhe nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar nga humbja 0-4 me Brentford në fillim të shtatorit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë bëri gjithçka në verë për të ndryshuar ajrin, por të gjitha përpjekjet e agjentit të tij të fuqishëm Jorge Mendes për ti gjetur një ekip të lartë në Evropë, rezultuan një vrimë në ujë.

Ronaldo dëshiron të luajë sërish në Champions League dhe gjithashtu për këtë javë më parë i tha jo kontratës së pasur dyvjeçare prej 242 milionë eurosh nga Arabia Saudite nga Al-Hilal.

Megjithatë, në vetëm një muaj e gjysmë, marrëdhëniet me trajnerin Ten Hag janë përkeqësuar në mënyrë të pariparueshme dhe deklaratat e trajnerit holandez për mungesën e përdorimit të CR7 me Cityn kanë shkaktuar bujë në Angli dhe nuk i kanë pëlqyer vetë lojtarit.

“Unë nuk e kam aktivizuar Ronaldon për respekt për të dhe karrierën e tij. Ne ishim 4-1 në disavnatazh dhe Anthony Martial kishte nevojë për disa minuta pas lëndimit të tij”, ishin fjalën e trajneri të United duke justifikuar veten.

Në United tani janë të bindur se gjëja më e mirë për të gjithë është ta lënë portugezin të shkojë. Tani i takon Mendes ti gjejë fenomenin 37-vjeçar një skuadër që luan në fazën eliminatore të Champions League. /zoom.al/