zoom

Lajme

Krisa reagon sërish për Tirin: “S’e kisha menduar që lidhja do testohej në 1 javë”

Ish-banorja e Big Brother Vip, Krisa ka reaguar sërish për deklaratat e bëra nga i dashuri i saj që ndodhet ende brenda shtëpisë, Tiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krisa ka thënë se nuk e priste që lidhja e saj e dashurisë të testohej aq lehtësisht, referuar deklaratave të Tirit për një pëlqim të mundshëm.

“Në një vit bashkë, nuk e kam menduar kurrë se lidhja do të testohej nga një javë mungesë”. Të gjithë juve që më keni shkruar, e përsëris, jam shumë mirë dhe po e shikoj nga afër Tirin këto ditë për ta kuptuar më mirë deklaratën e tij,” shkruan ajo.

Po ashtu, Krisa thekson në shkrimin e saj se ka takuar miq të përbashkët me Loredanën për të sqaruar situatën mes kësaj të fundit dhe Tirit, pas pretendimeve për një flirt të mundshëm.

“Nga ana tjetër kam takuar edhe miq të përbashkët që kanë qenë në klub atë natë me Loredanën për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht në këtë histori,” shkruan ajo.
Ndërkohë, Tiri nuk e ka sqaruar ende plotësisht deklaratën e tij se pëlqen dikë në shtëpi, gjë e cila mund të sjellë diskutime në spektaklin e kësaj të marte.

Postime të lidhura