zoom

Aktualitet

Krimi në Durrës, flet motra e Pëllumb Metës: Blerina u dha fëmijëve shkollën e krimit. S’na fliste

Motra e Pëllumb Metës, foli sot në lidhje me krimin në familje. Në emisionin “Me zemër të hapur”, rrëfeu momente dhe dyshime në lidhje me vrasjen e të vëllait, ngjarje e cila tronditi opinionin edhe në lidhej me përfshirjen e tre fëmijëve të tij në krim dhe faktin që ende nuk është zbardhur e plotë dinamika e ngjarjes.

Motra e Pëllumbit ka deklaruar se viktima ka qenë një njeri familjar, që punonte shumë për të siguruar jetesën për familjen.

“U hodh baltë me të padrejtë mbi familjen dhe vëllanë tim. Mostra dhe familjarët e saj (Blerina) nuk mund të hedhë baltë mbi të. Vëllai im ka qenë punëtor, i urtë, i sjellshëm, familjar ne maksimum. Nuk mund të jesh baba i mirë vetëm kur je 24 orë me fëmijët, sepse dikush duket të punonte. Blerina ka pasur në dorë të gjithë kohën e mundshme për t’i kthyer nga vetja fëmijët.

Ka qenë ajo që i rriti sepse vëllai im ka punuar ditë e natë që t’i siguronte jetesën. Ai kishte parë botë me sy, kishte emigruar që me eksodin e parë dhe u kthye vetëm kur na ndërroi jetë nëna.

Me Blerinën janë njohur me shkuesi. Ajo i dha fëmijëve shkollën e krimit. Blerina ishte e ftohtë me ne. Nuk kishim pasur debate, e vetmja ka qenë në kohë të hershme një kërkesë që fëmijët të rrinin me fëmijët e vëllait tjetër. Kjo e shqetësonte nënën time. Nëna me tha ‘Po më plas shpirti’ që nuk i lë fëmijët të luajnë bashkë. Ia thashë, por Blerina më tha shih punët e tua, e mos fut hundët tek familja”, tha ajo.

Krimi ndodhi në fshatin Shenavlash të Durrësit një javë më parë, teksa 3 fëmijët, dy djemtë dhe vajza, u arrestuan pasi vranë babanë me armë dhe e groposën trupin në kasolle. /ZOOM.AL/