zoom

Aktualitet

Krimi i dyfishtë në familje/ Ky është i riu që vrau të atin pasi i m*sakroi me sëpatë mamanë

Ky është Klement Islami, 40-vjeçari që i mori jetën të atit pasi i m*sakroi me sëpatë të ëmën. Huso Islami mësohet se goditi për vdekje me mjetin prerës të shoqen, 66-vjeçare Shano Islami dhe më pas është konfliktuar me të birin.

40-vjeçari e ka hedhur babain nga shkallët e banesës dhe për pasojë 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Klement Islami është shoqëruar në polici, ndërsa dyshohet se vrasja e gruas nga i shoqi ka ndodhur për motive të dobta.

Krimi ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Shalës të Konispolit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.