Aplikacion
Ky grup tifozësh është mbështetës i ekstremit të djathtë. Në reagimet e tyre pati edhe kërcënime ndaj mbrojtësit shqiptar. Lazio u detyrua të dalë me një komunikatë, duke mbrojtur futbollistin e duke dalë plotësisht në mbështetje të tij.
“Është detyra e klubit që të mbrojë një pjesëtar të tij dhe ta largojë nga instrumentalizimet personale dhe politike që qartësisht në këtë çështje nuk kanë të bëjnë aspak me kontekstin informal dhe miqësor në të cilin u zhvillua episodi. Grumbullimi i skuadrës duhet të vazhdojë në përkushtimin maksimal sportiv dhe në klimën e qetësisë që është shfaqur deri më sot”, shkruhej në komunikatë.
Disa nga tifozët nuk e lanë vetëm
e kritika në internet. “Calciomerato” shkruan se disa prej tyre kanë shkuar në hotelin ku po darkonte ekipi dhe janë përballur me Hysajn, Muriqin dhe drejtorin sportiv Igli Tare. Pas ofendimeve të lëshuara në drejtim të tyre ka reaguar trajneri Mauricio Sarri.
“Hysaj krimb, Lacio është fashiste”
Disa tifozë të Lacios kanë vendosur një banderolë në një urë në Romë. Në rrjet reagimet qenë të forta në mbrojtje të Hysajt.
”Këta duan vetëm trazira”, shkruanin disa nga komentuesit të irrituar me ata që sot mbrojnë fashizmin e dikurshëm. /Zoom.al