Aplikacion
Ngjarja ndodhi në Goricë të Madhe.
“Rreth orës 10 në Goricë të Madhe, në rrugën Zagrebaçka, një burrë ka vrarë me armë zjarri një grua në një dyqan”, njoftoi policia. Mediat kroate shkruajnë se burri ka vrarë veten pasi policia rrethoi shtëpinë e tij.
Siç kanë bërë të ditur portalet lokale, vrasësi nga Gorica e Madhe është Zvonko D., mekanik në pension i ZTC (Qendra Teknike Aeronautike). Qytetarët e Goricës së Madhe kanë mbetur të tronditur pas krimit të frikshëm.
“Një çmenduri e plotë. Ishte i zbathur dhe në të brendshme, me pushkë në dorë, burri hyri në dyqan pas gruas së tij, e cila po ikte në panik dhe i kërkonte ndihmë ndërsa e ka qëlluar”, thotë njëri prej dëshmitarëve. /ZOOM.AL/