Aplikacion
Sipas policisë greke në orën 02:10 është marrë njoftim për një person të plagosur me armë në pyllin e Kerit në Irakleo të Kretës. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar shtetasit Durim Muslija me një plagë depërtuese nga arma e zjarrit në lartësinë e pulpës së majtë.
Në kuadër të hetimeve paraprake, ka rezultuar se teksa Muslija është kthyer në banesën e tij, një person i panjohur, pasi ka mbuluar tiparet, me përdorimin e dhunës dhe kërcënimin me pistoletë, e ka detyruar të hipë në mjetin në fjalë dhe e ka çuar drejt pyllit të Kerit.
Aty pas një debati të shkurtër e qëlloi një herë dhe u arratis me një automjet tjetër, e cila e priste në vendngjarje.
Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se autori e ka kërcënuar të plagosurin duke i kërkuar të heqë dorë nga një grua.